Përveç takimit që ka pasur sot me ambasadorët e QUINT-it, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me të dërguarin e Britanisë për Ballkanin, Sir Stuart Peach.
Me anë të një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se kjo bisedë e tij me Peach ishte fort e rëndësishme para takimit që ai do të ketë me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq në Bruksel.
Ai tha se ka ritheksuar nevojën e një marrëveshjeje finale me njohje reciproke në qendër.
Postimi i plotë i Kurtit në Tëitter:
Përpara diskutimeve në Bruksel, pata një telefonatë produktive të dërguarin special britanik për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, duke theksuar nevojën për një marrëveshje të përqendruar në njohjen e ndërsjellë dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.
Ahead of discussions in Brussels, I had a productive phone call with ???????? Special Envoy to the Western Balkans Sir Stuart Peach, emphasizing the need for an agreement centered on mutual recognition and good neighborly relations.— Albin Kurti (@albinkurti) August 16, 2022