Mediumi kroat shkuan për suksesin e Ballkanit ndaj Shkupit: Rruga e tyre, afër fazës së grupeve dhe krahasimi me mbrojtësin e Hajdukut

Mediumi kroat shkuan për suksesin e Ballkanit ndaj Shkupit: Rruga e tyre, afër fazës së grupeve dhe krahasimi me mbrojtësin e Hajdukut

Mediumi kroat Index.hr ka shkruar për suksesin e Ballkanit ndaj Shkupit, duke treguar edhe rrugën e tyre deri më tani në Ligën e Konferencës.

Shkrimi fillon duke e njoftuar opinionin kroat ne Ballkanin, ku fillimisht shkruhet se është një klub nga Suhareka, një qytet i vogël me disa mijëra banorë në Kosovë.

Ai është kampioni i vendit më të ri evropian, por kjo do të thotë pak për Ballkanin në hartën e futbollit të kontinentit.

Ata e nisën nga turi i parë paraprak i Ligës së Kampionëve, ku luajtën me lituanezët e Zalgiris. Pritej që Ballkani të kalonte tutje, por u eliminua vetëm pas kohës shtesë. Për këtë arsye kampioni i Kosovës ka rënë në preliminare të Ligës së Konferencës.

Ballkani nxjerr kundërshtarin me rezultat 10-0, por njërin edhe me penallti  

Ballkani shkëlqeu në mënyrë spektakolare në ndeshjen ndaj La Fiorita, shkruan Index.hr. Në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, ata fituan nga rivali i tyre nga San Marino me rezultat të përgjithshëm 10-0.

Kjo fitore u ndoq nga një kundërshtar shumë më i vështirë, si Klaksvik nga Ishujt Faroe, por Ballkani e përjashtoi me penallti në shtëpinë e tyre.

Related Articles