Luiza Gega është shpallur mbrëmjen e sotme kampione e Evropës në garën e 3000 metrave me pengesa, në eventin që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë.
Ajo dha kohën 89’11”31, në një garë që e dominoi nga starti e deri në fund. Një rezultat i jashtëzakonshëm për Gegën dhe atletikën shqiptare, që ngjitet në majën e Evropës.
Gega kurorëzoi kështu me një medalje të artë një sezon të jashtëzakonshëm, ku ka dominuar kudo që ka garuar.
Kampione e Evropës, në një garë që ajo nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren, duke qenë gjithnjë në krye dhe e shkëputur ndjeshëm nga të gjitha rivalet, që duelonin vetëm për podiumin.
Një triumf i madh për Luiza Gegën, trajnerin e saj Taulant Stërmasi dhe atletikën shqiptare.