Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 17:20 në fshatin Hodonoc të Kamenicës, raporton Gazeta Enigma.
Policia njofton se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa janë lënduar gjashtë persona.
Pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Gjilanit, vetëm njëra është ndalë për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa të tjerët janë liruar.
Fsh. Hodonoc 20.08.2022 – 17:20. “Ka ndodhur aksident trafiku në mes te dy veturave dhe si pasoj janë lënduar katër meshkuj dhe dy femra kosovarë. Pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Gjilanit vetëm njëra është ndal për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa të tjerët janë liruar dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Gazeta Enigma/