Java e dytë në Superligën e Kosovës do të mbyllet me tri ndeshjet e fundit për këtë xhiro.
Pasditja e sotme sjell tri ndeshje, të cilat e kanë vëmendjen e futbolldashësve në vendin tonë.
Padyshim, kryendeshja e sotme do të luhet në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku Gjilani e ka përballë Malishevën.
Ndeshje interesante poashtu do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” mes Ballkanit dhe Drenicës.
Ndërsa, Ferizaj është nikoqir i Prishtinës sot poashtu.
Ndeshjet Gjilani – Malisheva dhe Ferizaj – Prishtina luhen nga ora 17:00, kurse ndeshja Ballkani – Drenica luhet nga ora 20:00.