Superliga e Kosovës në futboll vazhdon në mesjavë me ndeshjet e xhiros së tretë.
Në kuadër të kësaj jave pritet të zhvillohen disa ndeshje interesante, por që edhe dy ndeshje tjera janë shtyrë, raporton Gazeta Enigma.
Trepça ’89 – Ballkani dhe Prishtina – Drita janë shtyrë për një datë të pacaktuar pasi që Ballkani do e luaj ndeshjen vendimtare ndaj Shkupit për ta shkruar historinë duke u kualifikuar në grupet e Ligës së Konferencës, kurse ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës është shtyrë për faktin se ndeshja mes Ballkanit dhe Shkupit do luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Gazeta Enigma ua sjell orarin e plotë të xhiros së 3-të:
E mërkurë, 24 gusht 2022:
Malisheva – Ferizaj 17:00
Drenica – Gjilani 17:00
E enjte, 25 gusht 2022
Dukagjini – Llapi 17:00
/GAZETA ENIGMA/