Goran Rakiç, lider i Listës Serbe dhe ministër i Qeverisë së Kosovës, ka dalur në konferencë për media për të rithënë atë që të dielën e deklaroi presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.
Rakiç ka përsëritur ultimatumin 10 ditësh si opsioni për gjetjen e një zgjidhje, apo largim të tërësishëm të serbëve të Kosovës nga institucionet dhe rrjedhimisht shpërbërje të plotë të dialogut 11 vjeçar në Bruksel.
“Ne i thamë presidentit se nuk jemi më kohë, por me insistimin e tij, ne do të luftojmë institucionalisht për të drejtat e popullit tonë, por këtë herë, në rast se nuk arrihet një zgjidhje kompromisi, do të fillojmë të largohemi nga institucionet, dhe në këtë mënyrë, bëhet shpërbërja e plotë e dialogut të Brukselit, të cilin Prishtina e ka bërë të pakuptimtë duke e refuzuar tashmë 10 vjet për të formuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, tha Rakiç.
Ai deklaroi se Vuçiç “ka mbështetjen e plotë të popullit serb nga Kosova për të gjetur një zgjidhje kompromisi brenda dhjetë ditësh”.
Ai ka përsëritur edhe kërkesën drejtuar KFOR-it që të sigurojë paqen për serbët në Kosovë në përputhje me misionin e OKB-së.
“Ne edhe kërkuam garanci të qarta dhe të qëndrueshme se ai (Vuçiç) nuk do të lejojë pogromin dhe persekutimin e popullit tonë”, shtoi Rakiç.