Paçarizi: Po vijnë të huajt, sepse Kurti nuk ka komunikim normal me opozitën (VIDEO)

Paçarizi: Po vijnë të huajt, sepse Kurti nuk ka komunikim normal me opozitën (VIDEO)

Opinionisti Rrahman Paçarizi ka folur për vizitën në Kosovë dhe në Serbi që do ta kenë i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i ShBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti, duhet të zhvillojë më shumë bisedime me opozitën për çështjet e fundit siç është masa e reciprocitetit me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet.

“Kryeministri i Kosovës nuk ka një komunikim normal me opozitën dhe duhet të vijë dikush nga jashtë për të biseduar me opozitën për të parë, për të planifikuar për të marrë informata lidhur me atë se cili është qëndrimi i opozitës për situatën që mund të krijohet në shtator”.

“Siç duket Kurti nuk e ka kaluar dëlirin e votave, e shumë votave që i ka në Kuvendin e Kosovës. Deklarimet e zakonshme Kurtit, por edhe të deputetëve të shumicës janë se i kanë 51 përqind të votave, por janë edhe 49 përqind tjerë e qytetarëve që nuk i kanë votuar dhe kanë të drejtë ta dinë se çfarë po ndodh me vendin e tyre edhe një qytetar që nuk ka votuar fare ka të drejtë ta dijë se çfarë po ndodh me vendin e tij”, ka thënë Paçarizi.

Related Articles