Tri skuadra iu kanë bashkuar fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Benfica ka mposhtur Dinamo Kiev me rezultat të përgjithshëm 5-0, kurse Vitoria Plzen mposhti Qarabagun e Azerbejxhanit me rezultatin 2-1, kurse Maccabi Haifa fitoi kundër Crvena Zvezdës në Beorgrad për t’i prekur grupet në Ligën e Kampionëve
Janë përcaktuar tri skuadrat e para që do të luajnë në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri 2022/23.
Benfica – Dinamo Kiev 3-0 (2-0)
Benfika e ka mposhtur në shtëpi të saj në “Da luz” të Lisbonës skuadrën e Dinamo Kievit të Ukrainës me rezultat 3-0. Portugezët hynë me një epërsi në këtë ndeshje pasi që kishin fituar edhe si mysafirë me rezultat 2-0. Otamendi (27’), Rafa Silva (40’) dhe Neres (42’) shënuan golat për Benfican. Kështu, skuadra portugeze do të jetë në fazën e grupeve edhe për sezonin e ri 2022/23.
Vitoria Plzen – Qarabag 2-1 (0-0)
Kampioni i Çekisë e ka siguruar fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve pasi që ka mundur kampionin e Azerbejxhanit, Qarabag. Në ndeshjen e parë në Baku të Azerbejxhanit rezultati ishte i barabartë 0-0. Por sonte çekët fituan me rezultat 2-1. Të parët në epërsi kaluan Qarabag me Ozobic (38’). Por në pjesën e dytë Kopic (58’) dhe Kliment (73’) shënuan për Plzen duke e dërguar skuadrën e tyre në grupe të Ligës së Kampionëve.
Crvena Zvezda – Maccabi Haifa 2-2 (2-3)
Skuadra e Maccabi Haifa ka shkruar historinë pasi që ka arritur ta eliminojë Crvena Zvezdën në Beograd. Kampioni i Izraelit kishte fituar në ndeshjen e parë me rezultat 3-2 dhe i duhej një barazim për të kaluar në fazën e grupeve. Ata e arritën këtë. Pesic (27’) dhe Ivanic (43’) shënuan golat për Zvezdën, kurse në fund të pjesës së parë për Haifan shënoi Sungren (45+5’) ndërkaq në minutën e 90 lojtari i Zvezdës Pavkoc shënoi autogol duke u barazuar rezultati në 2-2. Ky rezultat e dërgoi Maccabi Haifa në fazën e grupeve të Ligës së kampionëve. /GazetaExpress/
Nesër do të caktohen edhe tri skuadrat tjera që do të luajnë në ligën më elitare të futbollit në Europë. Dinamo Zagreb-Bodo/Glimt (0-1), PSV – Rangers (2-2) dhe Trabzonspor – FC Copenhagen (1-2) janë tri skuadrat që do të kërkojnë edhe tri vendet e zbrazëta për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.