E zbulon Ilir Daja: Ky portier do të luajë nesër nga minuta e parë

E zbulon Ilir Daja: Ky portier do të luajë nesër nga minuta e parë

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka potencuar se portieri Stivi Frashëri do të luajë nga minuta e parë ndaj ekipit të Shkupit.

Stivi Frashëri është portieri i parë i Ballkanit, por ka munguar në disa ndeshjet e fundit, për shkak të një dëmtimi.

“Do të startojmë me Stivi Frashërin – i cili ka pasur disa probleme shëndetësore, por tani është gati dhe nesër do të luajë nga fillimi”, tha Ilir Daja në konferencë për shtyp.

Kujtojmë se ndeshja Ballkani – Shkupi luhet nesër me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja e parë përfundoi me fitoren e ekipit kosovar 1:2.

Fituesi do të kualifikohet në fazën e grupeve të Conference League.

Related Articles