Sipas mediave serbe i ashtuquajturi drejtor i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, do të takohet sot në Beograd me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Takimi do të mbahet në orën 16:00 në Pallatin “Serbia”. Siç është paralajmëruar, pas takimit do të jepet një komunikatë për media.
Siç ishte paralajmëruar edhe më herët, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet sot në orën 17:00 me Miroslav Lajçak, ndërsa në orën 17:30 është planifikuar takimi trepalësh Vuçiq, Lajçak dhe Escobar. Pas takimeve do të dërgohet një komunikatë për mediat.