I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë pas takimit me udhëheqësit e Listës serbe se kanë biseduar për tema të rëndësishme dhe tani po vazhdojnë rrugën për në Beograd.
I pyetur se a ka pasur pajtim që të shtyhet për tre muaj çështja e reciprocitetit, ai ka thënë se ka shumë spekulime dhe nuk di asgjë për këtë.
“Një takim shumë i rëndësishëm me përfaqësuesit serb në Kosovë, në të cilën kemi folur për tema të rëndësishme dhe po vazhdojmë rrugën për në Beograd”, ka thënë Lajçak para gazetarëve.