Reagon ministria e Financave tregon se a do t’ju pezullohet paga grevistëve

Reagon ministria e Financave tregon se a do t’ju pezullohet paga grevistëve

Në ditën e sotme filloi greva e përgjithshme nga sektori publik në Kosovë.

Kjo grevë është rezultat i mosmarrëveshjes mes sindikalistëve dhe drejtuesve të Qeverisë.

Por, grevistët si duket nuk do të shpëtojnë pa u “ndëshkuar” financiarisht për grevën e tyre.

Lajmi.net ka kontaktuar me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të Minsitrisë së Financave, Enis Spahiu, për të konfirmuar nëse është e vërtetë kërkesa e tij që është publikuar në rrjete sociale që të identifikohen grevistët në mënyrë që në bazë të Ligjit, t’u pezullohet paga.

Spahiu ka bërë të ditur se në komunikimin që ka pasur me sindikata, i kanë garantuar të drejtën e grevës por gjithashtu i ka njoftuar që duhet zbatuar edhe dispozita ligjore që kërkon pezullimin e obligimeve të kontratës së punës.

“Në Nenin 18, paragrafi 1 për Efektet e grevës së ligjshme thuhet se ‘Gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet, që rrjedhin nga Kontrata e Punës, duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar’. Pra, kjo i bie që edhe nëse për një orë një zyrtar është në grevë, për një orë nuk ka përgjegjësi për të punuar dhe nuk paguhet”, ka thënë Spahiu për lajmi.net.

Në anën tjetër, anëtarët e Këshillit Grevist të BSPK-së, të shoqëruar nga anëtarët e Këshillave Greviste të Federatave Sindikale anëtare të BSPK-së, sa i përket kohëzgjatjes së grevës kanë deklaruar se varet nga Qeveria.

Related Articles