LDK-ja kërkon nga qeveria ta ndal presionin presionin karshi mësimdhënësve dhe të ofroj zgjidhje

LDK-ja kërkon nga qeveria ta ndal presionin presionin karshi mësimdhënësve dhe të ofroj zgjidhje

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një konference për media ka shprehur shqetësimet lidhur me qasjen e Qeverisë së Kosovës karshi grevistëve të cilët nga e enjtja kanë nisur grevat në sektorin publik.

Jehona Lushaku kryetare e Forumit të Gruas në LDK tha se kërkesa për listën e punonjësve publik që po marrin pjesë në greva fyen integritetin e këtyre punëtorëve.

Ajo tha se në kohë krize në vend të dialogut qeveria ka zgjedh kërcënimin dhe dënimin për mësimdhënësit dhe punëtorët e sektorit publik.

Lushaku kërkoi që qeveria të ndalë presionin karshi mësimdhënësve dhe të ofrojë zgjidhje dhe dialog, raporton kp.

Si shqetësim kryetarja e Forumit të Gruas në LDK ngriti edhe mospërgatitjen e shkollave për ngrohje.

Related Articles