Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.
“Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj udhëzohet që të mos jeni në kontakt direkt me rrezet e diellit, në intervalin kohor 10-17, ose të mbahen masat mbrojtëse (kapelë, rroba me ngjyrë të hapur, syze dhe të konsumohet ujë), deri sa shtresa e popullatës në moshë dhe me sëmundje kronike të qëndrojnë në shtëpi në ambiente të hapura ku ka qarkullim të mjaftueshëm të ajrit”, thuhet në njoftim.
Tutje, IHMK-ja ka bërë të ditur se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. /Gazeta Enigma/