Llapi – Prishtina, Ferizaj – Drita, mbyllen pjesët e para me rezultate interesante

Llapi – Prishtina, Ferizaj – Drita, mbyllen pjesët e para me rezultate interesante

Kanë përfunduar 45 minutat e parë në ndeshjet Llapi – Prishtina, Ferizaj – Drita, ndeshje të vlefshme për xhiron e 4-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina e ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 0-1.

Golin e vetëm për kryeqytetasit e shënoi Kreshnik Uka në minutën e 13-të nga penalltia.

Kurse, 45 minutëshi i parë mes Ferizajt dhe Dritës është mbyllur me rezultat 0-0, raporton Gazeta Enigma.

Related Articles