Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka thënë pas barazimit me Ferizajn se skuadra që ai drejton ka pasur paraqitje shumë të mirë.
Sipas tij, ka munguar vetëm konkretizimi.
Ai beson se gjatë ndeshjeve të radhës do të rikuperojnë pikët e humbura.
“Realisht bëmë ndeshje të madhe. Më vjen keq për pikët e lëna në këtë stadium. Krijuam shumë. Të krijosh aq shumë dhe të mos shënosh, vjen ai rregulli kur nuk shënon pëson. Shumë po krijomë. Duhet të punojmë dhe të përmirësohemi në fazën e sulmit. Kemi lënë pikë, të cilat duhet ti rikuperojmë në ndeshjet e radhës. Kemi pasur paraqitje të mirë, por ka munguar konkretizimi”, tha Nuhiu.
Ferizaj dhe Drita luajtën baras 1:1.