Bie edhe njësia B1 e KEK-ut, thellohet më shumë kriza energjetike

Bie edhe njësia B1 e KEK-ut, thellohet më shumë kriza energjetike
Share Button Gazeta Blic

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), aktualisht është duke operuar me vetëm një njësi të Termocentralit A, pasi që sot ka rënë edhe njësia B1.

Sipas Demokracia.com, njësia gjeneruese A3, e cila ishte duke operuar me fuqi prej rreth 130 MW/h, kishte rënë dje prej funksionit.

Kjo njësi, sipas një përgjigje të mëhershme të KEK-ut, ishte paraparë që ta realizonte remontin e rregullt vjetor gjatë muajit tetor, i cili mesatarisht zgjat 20 ditë.

Siç ka mësuar Demokracia.com, për momentin KEK është duke prodhuar vetëm me njësinë gjeneruese A4, e cila ishte duke operuar me fuqi prej rreth 130 MW/h.

Për njësinë A-5, aktualisht janë duke u zhvilluar procedurat e prokurimit për remontin kapital dhe shumë shpejt pritet të përzgjidhet Operatori Ekonomik për këtë aktivitet.

Ndërkaq, për njësinë gjeneruese B2, KEK kishte treguar se kjo njësi gjeneruese me fuqi rreth 260 MW/h, aktualisht sipas planit është në remont të rregullt vjetor, i cili sipas planit të përditësuar pritet të përfundojë në fund të muajit.

Nga burime brenda kësaj kompanie, Demokracia.com ka mësuar se KEK-u po ka vështirësi të shumta edhe që të importojë rrymë, përgjegjësi që e kanë marrë nga Qeveria Kurti, pasi që KEK-ut nuk po ia shet askush rrymën në mungesë të bashkëpunëtorëve të rregullt, siç i kishte KESCO, me të cilët kishte krijuar bashkëpunim të mirë, prandaj edhe po vazhdojnë reduktimet e energjisë elektrike.

Related Articles