Kapiteni i FC Drenicës, Shkelzen Lushtaku e kishte ofenduar në baza racore futbollistin e SC Gjilanit, Elton Calen, gjë e cila kishte ngjallur reagime nga klubi gjilanas dhe sportdashësit në Kosovë.
Për shkak të këtij ofendimi ka reaguar edhe skuadra e Drenicës e cila e ka dënuar futbollistin e tyre me 400 euro, raporton Gazeta Enigma.
Kapiteni i Drenicës, Shkelzen Lushtaku i ka kërkuar falje Elton Cales duke thënë se i kërkon falje lojtarit, klubit të tij, tifozëve dhe gjithë komunitetit sportiv.
“Me lejoni që me anë të kësaj deklarate publike të kërkoj falje për shprehjën e gabuar të përdorur në një moment nervozizmi sportiv ndaj lojtarit Cale. I kërkoj falje lojtarit, klubit të tij, dhe sigurisht kërkim falje për klubin tim KF Drenica, tifozët dhe gjithë komunitetin sportiv”, ka shkruar Shkelzen Lushtaku.
Më poshtë mund të lexoni komunikatën e plotë të Shkëlzen Lushtakut: