Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha nuk do të largohet nga Reimsi gjatë kësaj vere.Mediumet franceze kanë raportuar të martën se drejtuesit e Reimsit kanë vendosur ta mbajnë Berishën deri në janar.
Në fakt, Berisha ishte nxjerrë në shitje këtë verë nga Reimsi, por për shkak se nuk pati ndonjë ofertë për kartonin e tij, është detyruar ta mbajë 29-vjeçarin edhe për pjesën e parë të këtij sezoni.
Ai këtë edicion nuk e ka asnjë paraqitje me ekipin e parë, pasi është zhvendosur ne skuadrën e dytë të Reimsit.
Deri më tani, Berisha ka një paraqitje për Reimsin B në kategoritë e ulëta të futbollit francez. Ai iu bashkua Reimsit në verën e vitit 2020 nga Lazio dhe ka kontratë deri në vitin 2024.