Southamptoni ia ka shkaktuar Chelseat humbjen e dytë të edicionit në Premier League.
Të martën mbrëma, Southamptoni fitoi me shifrat 2:1, në ndeshjen e xhiros së pestë të kampionatit anglez.
Chelsea kaloi në epërsi prej 1:0 në minutën e 23-të.
Raheem Sterling ishte realizator. Pesë minuta më vonë rezultati u barazua në 1:1. Realizator ishte Romeo Lavia.
Golin e fitores për Southamptonin e shënoi Adam Armstrong në fund të pjesës së parë (45+1’).
Gola të tjerë nuk kishte. Armando Broja luajti prej minutës së 67-të për Chelsean, por pa bërë ndonjë ndryshim.
Southamptoni e ka kaluar Chelsean në tabelë. I ka shtatë pikë në vendin e shtatë, sa edhe Chelsea në të tetin.