Adnan Januzaj mbetet në La Liga, kjo është skuadra e tij e re

Adnan Januzaj mbetet në La Liga, kjo është skuadra e tij e re

Adnan Januzaj do ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit spanjoll, La Liga.

Futbollisti nga Kosova do t’i bashkohet klubit tjetër të La Ligës, Sevilla.

Reprezentuesi i Belgjikës ka arritur dje në Sevilla për t’i diskutuar detajet e fundit, teksa sot mund të kompletohet transferimi.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari italian, Fabrizio Romano.

Sipas tij, Januzaj do ta zëvendësojë Ocamposin, i cili do t’i bashkohet Ajaxit.

Ndryshe, Januzaj ka mbetur pa klub prej largimit nga Real Sociedadi.

Related Articles