Pas dorëheqjes së Goce Sedlloskit ditën e djeshme, drejtuesit e Shkupit kanë emëruar për ushtrues detyre, Gokhan Bozkajan.
Ky i fundit ka nisur punën menjëherë dhe ka udhëhequr seancën stërvitore në mëngjesin e kësaj të enjte, përderisa do të udhëheq ekipin edhe të dielën në ndeshjen ndaj Bregallnicës në kuadër të xhiros së 6-të në elitë.
Kujtojmë se edhe më herët emri i Gokhan Bozkaja është përmendur si trajner alternativë për Shkupin. Ai vitin e kaluar ka punuar si trajner i ekipeve të reja te Fenerbahçe.