Bashkimi Evropian ka deklaruar të enjten se Kosova duhet t’u japë serbëve kohë të mjaftueshme për zbatimin e vendimit për targat.
“Është e rëndësishme që të jepet kohë e mjaftueshme për zbatimin e këtij plani, dhe që ai të përgatitet dhe zbatohet në konsultim të ngushtë me qytetarët e prekur dhe në përputhje me praktikat e mira evropiane”, ka thënë një zëdhënës i Bashkimit Evropian.
“Përfundimet për lirinë e lëvizjes që nga viti 2016 përfshinin afate kohore shumë më të gjata për riregjistrim, të cilat duhet të ofrojnë udhëzime për procesin në fjalë tani.”
Zëdhënësi tha se BE-ja u kërkoi “të dyja palëve të përdorin Dialogun e lehtësuar nga BE-ja si platformë për të adresuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet e hapura mes tyre… duke përfshirë ato që lidhen me targat”, shkruan Reuters