Barcelona ia ka shkëputë kontratën futbollistit Martin Braithwaite.
Klubi nga Katalonja i ka uruar fat dhe suksese sulmuesit danez.
Braithwaitet kontrata me Barçën i skadonte në verën e vitit 2024.
Barcelona e ka liruar futbollistin i cili pritet të transferohet te Espanyoli.
Dhjetë gola në 58 paraqitje është bilanci i Braithwaitet me fanellën e Barcelonës.
Te Barça ishte transferuar në vitin 2020 nga Leganesi.