Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se ka filluar procesi i regjistrimit të mjeteve nga targat ilegale në ato RKS.
Sipas një njoftimi të ministrisë, vetura e parë është regjistruar në Prizren.
Më tej, kjo ministri njofton se ky proces ka filluar në orët e mëngjesit.
Njoftimi i plotë:
Në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve ka filluar procesi i regjistrimit të mjeteve nga targat ilegale në RKS, vetura e parë është regjistruar në Prizren.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot, që në orët e mëngjesit ka filluar procesi i regjistrimit të mjeteve nga targat ilegale në targa RKS.
Filloi procesi për regjistrimin e mjeteve nga targat ilegale në ato RKS.