Mjekësia primare nuk grevon, as nuk i merr pagat ende për muajin gusht

Mjekësia primare nuk grevon, as nuk i merr pagat ende për muajin gusht

Stafi shëndetësor i mjekësisë primare nuk kanë grevuar dhe as nuk po grevojnë, megjithëkëtë këtë nuk janë paguar ende për muajin gusht.

Si shkak i kësaj, personeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Prishtinës, mëngjesin e së premtes protestoi gjatë kohës së pauzës për 15 minuta, pa e ndalur ofrimin e shërbimeve për pacientët.

Sindikalisti Sherif Makolli e sheh fort të padrejtë penalizmin e tyre.

I njëjti thekson se 99 -100% e punëtoreve kanë detyrime ndaj bankave për shkak të kredive si dhe gjendja sociale është e rëndë.

Edhe pacientët janë të shqetësuar për këtë, derisa theksojnë se janë të kënaqur me shërbimet që i marrin në QKMF.

Sindikalisti Makolli bën me dije  se me informatat që ka në asnjë komunë të vendit, stafi shëndetësorë i kujdesit parësorë nuk mori paga.

Mirëpo, kështu nuk ndodhi edhe me punonjësit e spitaleve rajonale dhe të QKUK-së , këta morën pagat në fundin e muajit gusht, si çdo herë të tjerë.

Related Articles