Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të javës së pesë në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita ka shënuar fitore shumë më të lehtë sesa është pritur ndaj Llapit me rezultat 4:0. Kjo ishte ndeshja kryesore e ditës së sotme por doli të jetë një “kafshatë e lehtë” për ekipin e Ardian Nuhiut. Në anën tjetër me këtë disfatë Llapi futet në një krizë pasi në pesë ndeshja ka vetëm një fitore, dy humbje dhe dy barazime.
Në anën tjetër Malisheva e ka mposhtur në “Riza Lushta” Trepçën ’89 me rezultat 2:3 në një sfidë tejet joshëse dhe interesante.
Nesër luhen tri ndeshje tjera e ku vëmendja do të jetë në Prishtinë ku takohen Prishtina e Ballkani.
/Gazeta Enigma/