Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Milanit dhe Interit, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Serie A.
Aktualisht rezultati është 1-1, mirëpo “kuqezinjtë” po bëjnë ndeshje dukshëm më të mirë deri më tani.
Për Interin shënoi Brozovic në minutën e 20’, ndërsa Milani golin e barazimit e gjeti me anë të Leaos.
Skuadra e Stefano Piolit pati edhe raste të tjera shënimi, mirëpo nuk arriti t’i konkretizonte.