Presidentja Vjosa Osmani, ka folur lidhur me grevën e sindikalistëve, duke thënë se është duke u përpjekur maksimalisht për të gjetur një zgjidhje në mënyrë që nxënësit të mos pësojnë më tutje.
Osmani në një konferencë për media tha se duhet bashkuar forcat që të përmirësohet cilësia e sistemit arsimor në Kosovë.
“Për gjatë ditëve të kaluara, kam qenë në komunikim me Qeverinë e Kosovës, me të cilën ka vazhduar edhe sot e do të vazhdojë edhe më tutje lidhur me këtë cështje. E drejta kushtetuese e fëmijëve në arsim nuk duhet të lejojmë të cenohet, por duhet të bashkojmë forcat që të përmirsojmë cilësinë e sistemit arsimor, me nxënësit në qendër të vëmendjes. Mësimi duhet të fillojë meniher. Jam e përkushtuar maksimalisht për të gjetur zgjidhje në mënyrë që sa më shpejt të jetë e mundur që nxënësit të mos pësojnë më tutje”, tha ajo.
Ndër tjerash, Osmani kërkoi që mësimi të fillojë të hënën.
“Sot me prezentimin e pakos ekonomkik, Qeveria ka bërë një hap të rëndësisshëm për zgjedhjen e kësaj zgjidhjeje, tani është koha që sindikatat ta tregojnë një vullnet të mirë, që mësimdhënësit t’i hapin shkollat të hënën në mënyrë që të krijohet një atmosferë krejtësisht e re, ku të gjitha palët ulen dhe i i tregojnë kërkesat e tyre”, tha ajo.