Në kuadër të Ligës së Dytë në futbollin kosovar është zhvilluar edhe derbi mes Dinamos së Ferizajt dhe Shkëndijës së Hajvalisë.
Kjo ndeshje është mbyllur me rezultatin e barabartë, 1-1, raporton Gazeta Enigma.
Njëri ndër futbollistët i cili shkëlqeu në këtë ballafaqim ka qenë mesfushori i Dinamos, Shqiprim Pira, i cili edhe arriti të realizoj gol të jashtëzakonshëm për të barazuar rezultatin në fund të ndeshjes.
Kujtojmë që 26-vjeçari më pare karrierë ka bërë edhe tek futbolli zviceran.
Më poshtë mund ta shikoni golin e bukur të realizuar nga Pira: /Gazeta Enigma/