Ka përfunduar pjesa e parë në kryendeshjen e javës në Superligën e Kosovës në futboll mes Prishtinës dhe Ballkanit.
Ballkani ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 0-1 ndaj Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Golin për suharekasit e shënoi Albion Rrahmani në minutën e parë shtesë pas harkimit të mrekullueshëm nga Armend Thaqi.
Ndeshja nisi me disa minuta vonesë pasi para sfidës dy tifozeritë u përplasën në një përleshje në stadium.
Prishtina – Ballkani është e vlefshme për javën e 5-të kampionale.
/Gazeta Enigma/