Derbi mes Prishtinës dhe Ballkanit i ka takuar skuadrës nga Suhareka.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina ishte nikoqire e Ballkanit sonte.
Ndeshja e vlefshme për javën e pestë kampionale i takoi Ballkanit 0:1.
Ishte Albion Rrahmani, ai i cili me një gol të bukur në minutën e 45-të ia dhuroi fitoren skuadrës së Ilir Dajës.
Ndeshja nga fillimi e deri në fund ishte e tensionuar me shumë raste, por që në fund fituan mysafirët.
Pas pesë ndeshjeve, Ballkani ka nëntë pikë në vendin e dytë me dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Kurse, Prishtina ka shtatë pikë dhe ndodhet në vendin e katërt me një ndeshje më pak të zhvilluar.