Rita Ora dhe Dua Lipa kanë arritur të ndërtojnë një karrierë të suksesshme. Megjithatë, ata janë përfolur shumë dhe për raportin e tyre. Pak orë para koncertit që do të mbajë në Tiranë, Rita ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka folur për koncertin dhe mundësinë e një dueti me artistet e tjera shqiptare.
Një prej gazetarëve e ka pyetur këngëtaren për një duet me yjet e tjerë si Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max. Ajo tha se ndihet e lumtur që vendi jonë po njihet më shumë falë artistëve shqiptarë. Sa i përket duetit, Rita tha se “gjërat bëhen në kohën e duhur” ndërsa shtoi se do të jetë gati kur të vijë koha.
“E kuptova këtë. Kur unë fillova në 2011 në 2012 u ndjeva se kisha shumë më shumë presion për ta futur vendin tim në hartën globale dhe mendova që jam e vetmja në atë kohë. Tani jam e çliruar që kam shumë më shumë nga vendi im në fushën time por edhe në fushat e tjera”, tha Rita Ora.
Sipas saj do të ishte një ëndërr për të që një ditë që të bëhemi të gjitha bashkë, në kohën e duhur. Të gjitha e kanë agjendën e ngjeshur, po në kohën e duhur, por mua mund të më llogarisni”, shtoi ajo.