Babai rrahu të bijën e mitur dhe e dëboi nga shtëpia, arrestohet

Babai rrahu të bijën e mitur dhe e dëboi nga shtëpia, arrestohet

Një person është arrestuar në Shtërpcë pasi të martën rreth orës katër të mëngjesit dyshohet se kishte rrahur të bijën dhe e kishte dëbuar nga shtëpia, shkruan Gazeta Enigma.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit në momentin që ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nën ndikim të alkoolit,  ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur femër kosovare të cilën e kishte larguar nga shtëpia duke e lënë pa përkujdesje”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Related Articles