Milot Rashica është shumë pranë transferimit tek skuadra turke, Galatasaray.
Këtë e raportojnë mediat turke të cilat shkruajnë se ylli kosovar është pranë marrëveshjes me gjigantët turk.
Sipas Skorer, Galatasaray ia ka ofruar Norwich Cityt 3.5 milionë euro për shërbimet e kosovarit.
Gjithnjë sipas mediave turke, Milot Rashica është tashmë lojtar i Galatasaray.
Kujtojmë se Rashica nuk është grumbulluar në tri ndeshjet e fundit me Norwichin.