A po shuhet koalicioni VV – AAK në Kamenicë?

A po shuhet koalicioni VV – AAK në Kamenicë?

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se sot ka liruar nga detyra drejtoreshën e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, Merita Agaj.

“Për shkak të vërejtjeve të vazhdueshme të adresuara nga unë por edhe nga pjesëtarë të tjerë të stafit tim, ankesave të qytetarëve, mosrespektimit të orarit të punës dhe mungesës së angazhimit në sektorin përkatës, sot lirohet nga detyra drejtoresha e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, Merita Agaj. E kemi thënë që nga fillimi i qeverisjes, nuk do të lejojmë thyerje të rregullave në vendin e punës dhe mungesë angazhimi”, shkruan ai në Facebook.

LEXO EDHE: Rahimaj e shkarkon drejtoreshën e Administratës së Përgjithshme në Kamenicë

Vlen të theksohet se Merita Agaj është pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Si rrjedhojë e kësaj, është raportuar se koalcioni VV – AAK do të prishet, derisa Vetëvendosje kinse do të formojë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës. Madje, u aludua se nënkryetar i kësaj komune do të jetë Muhamed Kallaba nga PDK, dhe se kësaj partie do t’i takojnë katër drejtori.

Mirëpo, Kallaba i ka hedhur poshtë këto aludime, i cili tha për Gazetën Enigma se kjo nuk është e vërtet dhe se i njëjti nuk ka asnjë marrëveshje me askënd.

“Unë nuk ushtroj asnjë funksionoj në Partinë Demokratike të Kosovës”, tha Kallaba duke theksuar se që nga zgjedhjet e fundit jam vetëm anëtar. Kshtu që rreth aktiviteteve si parti nuk ka asnjë dijeni.

Kallaba shtoi se “në momentin e përfundit të zgjedhjeve, pas periudhës së balotazhit, ne kemi pasur negociata në një masë i kam prirë me të gjitha subjektet me ish kryetarin dhe kryetarin e tanishëm, por si përfundim nuk jemi dakorduar me asnjërin”.

Mes tjerash, ai tha se personalisht nuk është dakorduar me asnjërin, por që sipas tij ka pasur zëra brenda partisë që kanë shprehur parapëlqime.

“Unë personalisht nuk jam dakorduar me asnjërin, por ka pasur zëra brenda partisë që kanë parapalqyer të jenë më atë, ose me këtë por unë kam vazhduar rrugëtimin dhe nuk kam pranuar të jem në koalicion me asnjërin”.

Ndryshe, Gazeta Enigma ka kontaktuar edhe nënkryetarin e Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi dhe i njëjti tha se nuk është në dijeni për këto aludime.

“Nuk jam në dijeni për këtë punë apo edhe nuk e kemi diskutuar me VV-në”, tha Jakupi. /Gazeta Enigma/.

Related Articles