Giuseppe Meazza është arena e kryendeshjes së mbrëmjes së dytë në raundin e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, ku ndeshen Interi dhe Bayern Munichu.
Dy gjigantët e futbollit evropian janë në të ashtuquajturin ‘grupi i vdekjes’ – Grupi C, pjesë e të cilit është edhe Barcelona dhe Viktoria Plzen.
Strategët Simone Inzaghi dhe Julian Nagelsmann do t’i shpalosin taktikat e tyre përmes lojtarëve që i kanë zgjedhur në ekipet startuese.