Një rast i rëndë ka ndodhur të mërkurën në fshatin Meshinë të Kamenicës, ku një person është gjetur pa shenja jete, në mes të rrugës.
Nga Emergjenca kanë bërë të ditur se i ndjeri u gjet i shtrirë në mes të një rruge të fshatit, pa shenja jete. Një banor që e pa u trondit dhe njoftoi menjëherë Policinë e Autoambulancën.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen” për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.