Kica-Xhelili për Guxo: Nuk ka platformë, nuk jam më për shkak të kauzave të reformave në drejtësi

Kica-Xhelili për Guxo: Nuk ka platformë, nuk jam më për shkak të kauzave të reformave në drejtësi

Doarsa Kica-Xhelili, e cila sot e zyrtarizoi kalimin e saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka thënë se për shkaqe të kauzave personale për reformat në drejtësi më nuk është pjesë e grupit parlamentar Guxo-LVV.

Kica-Xhelili, në Rubikon në Klan Kosova, tha se arsyet kaq parimore e bëjnë largimin e saj kaq mosbesues, veçse shton se i vjen mirë nëse shërben si shembull.

“Për shkak se jam kaq parimore për atë mendoj se mund të jem kaq mosbesuese. Por, mendoj që një masë e reagimeve ka të bëjë pikërisht me faktin që sikur nuk jemi të gatshëm ta pranojmë mundësinë që ne mund ta kemi një vetëdije të atillë sa të kemi edhe qëndrime të tilla. Por, në qoftë se unë mund të shërbej si shembull atëherë më vjen mirë”.

Madje, Kica-Xhelili thotë se nuk ka vend gjatë fushatës zgjedhore që ka thënë se është për reformat në drejtësi.

“Nuk jam më në atë grup parlamentar për shkaqe të kauzave personale që kanë të bëjnë me reformat në drejtësi. Nuk ka platformë, nuk ka vend ku unë në fushatë nuk kam thënë që jam për reforma në drejtësi. Kemi folur për vettingun dhe kemi folur për Byronë”.

“Duke filluar nga Byroja duke qenë se projektligji ka ardhur tashmë në kuvend ka qenë publike që unë kam abstenuar për atë projektligj, jo vetëm që kam abstenuar por kam dalë edhe publikisht për të treguar që është gabim mënyra se si po synohet të materializohet Byroja”, tha Kica-Xhelili.

Related Articles