Arsenal, i vetmi klub që ftua për çaj nga mbretëresha Elizabeth II

Arsenal, i vetmi klub që ftua për çaj nga mbretëresha Elizabeth II

Arsenal është i vetmi klub futbolli që është ftuar ndonjëherë për çaj të pasdites me mbretëreshën Elizabeth II.

Në verën e vitit 2006 kur Arsenal u zhvendos nga Highbury në stadiumin Emirates, mbretëresha Elizabeth II ishte planifikuar të priste shiritin për të hapur zyrtarisht shtëpinë e re të klubit.

Megjithatë, për shkak të një lëndimi të shpinës, princi Philip e zuri vendin e saj, shkruan sportbible.com.

Mbretëresha shprehu keqardhje për mosprezencën e saj në këtë ngjarje dhe si rezultat, skuadra e Arsenalit u ftua në Buckingham Palace për çaj pasdite në shkurt të vitit 2007.

Related Articles