Pas tre orëve diskutim, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka njoftuar se shumë shpejt pritet që të arrihet marrëveshja me Qeverinë.
Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli ka thënë para mediave se pas takimit me Këshillin Ekonomik Social, se pritet që sonte ose nesër të ketë takime me qeverinë.
“Sa më shpejt që është e mundur, sonte ose nesër”, ka deklaruar Hykolli. Ai po ashtu ka theksuar se shumë shpejt pritet të ketë lajme pozitive.
“Ne diskutuam për kërkesat tona, përpjekjet janë të dyanshme. Po shpresoj se shumë shpejt ne do të dalim me lajme pozitive dhe do të vazhdojmë punën…Po normalisht atmosfera ka qenë herë relaksuese e herë tensionuese. Por kur ne dëshirojmë të ecim përpara, atëherë edhe këto janë shume normale”, ka shtuar Hykolli.
Kryetari i BSPK-së tha se ka sinjale pozitive për arritjen e marrëveshjes me qeverinë.
“Kemi sinjale nga të dy anët që do të ecim përpara…ishin përfaqësuesit të qeverisë… ka qenë ministri Hekurani dhe Nagavci…. Dialogimi i ka edhe rrugët e veta, por momentalisht jemi në këtë situatë që mundemi shumë shpejt të ulemi dhe t’i ofrojmë qëndrimet tona”, ka përfunduar Hykolli.
Nga data 25, shkollat dhe çerdhet janë në grevë në