Roger Ibanez është shndërruar në një titulkar të padiskutueshëm në formacionin e Romës së Jose Mourinhos, teksa paraqitjet e mira të tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga trajneri i Brazilit, Tite.
Ky i fundit ka vendosur ta ftojë për herë të parë në përfaqësuesen e Brazilit, në grumbullimin e këtij muaji, që do të jetë i fundit para Botërorit të Katarit, pasi dëshiron të shikojë nga afër rritjen e mbrojtësit 23-vjeçar.
Tani i takon Ibanezit që të shpalosë cilësitë e tij dhe të marrë një ftesë për në Katar, teksa vlen të theksohet se grumbullimi e ka gëzuar jo pak mbrojtësin 23-vjeçar, që mban edhe pasaportën italiane.
“Sot është një nga ditët më të bukura të karrierës time. Që fëmijë ëndërroja të vishja fanellën e përfaqësueses braziliane dhe u bë tashmë realitet. Ky është fryt i një pune të madhe të bërë, ku janë përfshirë shumë njerëz”, tha Ibanez.
Për mbrojtësin e Romës shfaqi interes edhe Italia e Roberto Mancinit, megjithatë vetê Ibane e pati bërë të qartë se do t’i jepte prioritet Brazilit