Ndonëse në inferioritet në numër, Milan ka treguar edhe njëherë se pse është kampione e Italisë.
“Djalli” siguroi tre pikët e javës së 6 të Seria A në transfertën ndaj Sampdorias, në një takim që u mbyll me rezultatin 1-2.
Messias zhbllokoi rezultatin që në minutën e 6’, pas një asisti nga Leao, duke i dhuruar avantazhin skuadrës së Piolit. Pjesa e dytë nuk nisi aq mirë për Milan, me Leaon që mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 47’, duke lënë ekipin me 10 lojtarë.
Vendasit shfrytëzuan këtë rast dhe në minutën e 57’ barazuan me Djuricic. Megjithatë “Djalli” e tregoi veten dhe në minutën e 67’ Giroud vulosi rezultatin e takimit, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë. Pas këtij takimi Milan rendite në vend të dytë me 14 pikë, po aq sa Napoli i vendit të parë, ndërsa Sampdoria qëndron në vend të 18 me 2 pikë.
Ndërkohë sot fituan edhe Napoli ndaj Spezias me rezultatin 1-0 dhe Inter ndaj Torinos po me rezultatin 1-0.