Alaba me fjalë të mëdha për Bellingham: Një nga talentet më të mëdhenj të mesfushës në botë

Alaba me fjalë të mëdha për Bellingham: Një nga talentet më të mëdhenj të mesfushës në botë

David Alaba ka folur me fjalë të mëdha për Jude Bellingham, duke e llogaritur si një nga talentet më të mëdhenj të mesfushës në botë.

Bellingham që luan te Borussia Dortumund është një nga mesfushorët më të kërkuar në mesin e klubeve evropiane dhe sigurisht që ka tërhequr vëmendjen e futbollistëve të tjerë.

“Sa i përket Bellinghamit si lojtar, mund të them se ai është një nga talentet më të mëdhenj të mesfushës në botë”.

“Dhe kjo në një moshë të re! Vetëm 19 vjeç, ai drejton ekipin, nuk fshihet dhe tashmë vendos ndeshjet me stilin e tij të lojës”, ka thënë Alaba për “Die Ëelt”.

Për Bellingham së fundmi është interesuar Liverpooli të cilët mund të bëjnë ofertë në janar.

Related Articles