Instituti GAP ka publikuar shkallën e përmbushjes së premtimeve zgjedhore të dhëna nga kryetarët e komunave në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në tetor dhe nëntor të vitit 2021.
Sipas këtyre rezultateve, vetëm 9 për qind e premtimeve janë mbajtur nga kryetarët e komunave, kurse 6 për qind e premtimeve janë gjysmë të mbushura.
Më tej thuhet se 22 përqind e premtimeve kanë filluar të përmbushen, kurse 63 për qind s’janë përmbushur akoma.
“Numri më i madh i premtimeve të përmbushura është shënuar në fushën e shërbimeve publike, bujqësisë, arsimit, kulturës dhe atë të sportit; ndërsa, numri më i vogël është në fushën e infrastrukturës, ekonomisë dhe urbanizmit”, thuhet në komunikatë.
Sipas këtij institute, për dallim nga përditësimet e bëra në periudhën e njëjtë në mandatet e kaluara, në këtë vit është shënuar rënie e trendit në përmbushjen e premtimeve në fushën e infrastrukturës, ndërsa ka përmirësime në fushën e bujqësisë e kulturës.