Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë të hënën mbledhje duke filluar nga 11:00.

Në këtë mbledhje pritet të caktohet edhe data e seancës së re plenare, e cila do të jetë e para për sesionin vjeshtor.

Rendi i ditës

Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars, 14 prill dhe 22 qershor 2022:
Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale.

III.    Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars, 14 prill dhe 22 qershor 2022:

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës. 

Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7, 14 prill dhe 22 qershor 2022:
Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 4 gusht 2022: 
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës,
35. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë,
36. Shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027,
37. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,
38. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2021 dhe Raportit të Auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në Radiotelevizionin e Kosovës”,
39. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
2.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3.    Pyetjet parlamentare,
4.    Shqyrtimi i parë i Projektligji nr. 08/L-156 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-124 për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës,
5.    Shqyrtimi i parë i Projektligji nr. 08/L-157 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 06/L-123 për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
6.    Shqyrtimi i parë i Projektligji nr. 08/L-158 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes,
7.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,
8.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti,
9.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,
10.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,
11.    Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,
12.    Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,
13.    Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë,
14.    Shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021

Related Articles