Në kuadër të javës së 7-të në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet derbi i zjarrtë mes Dritës dhe Gjilanit.
Rivalët lokal do të përballen ditën e mërkurë me fillim nga ora 15:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan, raporton Gazeta Enigma.
Tashmë janë deleguar edhe gjyqtarët për këtë ballafaqim. ‘Bilbili’ kryesor i është besuar gjyqtarit gjilanas Mervan Bejtullahu, i cili do të jetë i shoqëruar nga asistentët, Hekuran Osmani dhe Fatlum Jashari.
Në VAR do të jetë gjyqtari Vigan Ibërdemaj, ndërkohë në AVAR do të jetë Drilon Rexhepi.
Por, tifozët e Gjilanit nuk e kanë mirëpritur lajmin se gjyqtari Vigan Ibërdemaj do të jetë në dhomën e VAR-it. Ky gjyqtar e kishte ‘masakruar’ skuadrën “kuqebardh” në përballje ndaj Drenicës duke mos i akorduar dy penallti.
“Skifterat” kanë bërë me dije se Ibërdemaj nuk ka vend në derbi dhe se ardhja e tij mund të ketë pasoja. Tifozët gjithashtu kanë bërë thirrje Komisionit për Delegimin e Gjyqtarëve që ta zëvendësojnë këtë gjyqtar me ndonjë tjetër.
Më poshtë e gjeni reagimin e plotë: