Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq,së fundmi ka konfirmuar për herë të parë publikisht, se në veri të Kosovës, më 31 korrik, ishin shfaqur serbë, të rinj e të vjetër, siç thotë ‘’për ta mbrojtur Kosovën nga agresorët’’.
Anise pohon se këta serbë, ishin ‘me uniforma, por të paarmatosur’.
”Për herë të parë u shfaqen fytyra, të rinj dhe të vjetër, me uniforma të ndryshme që kërkojnë të mbrojnë veriun e Kosovës nga agresorët. Kur ata të rinj të kombësisë serbe u shfaqën pa armë, i gjithë populli, të gjitha gratë në zonat urbane, zbritën për t’i përshëndetur dhe për t’u thënë ‘Mirë se erdhe liri’ ”, citon kossev, të ketë thënë ai.
Këto deklarime Aleksandar Vuçiq, i dha në një seancë që po mbahet në Kuvendin e Serbisë ku në rend dite është dialogu me Kosovën dhe marrëveshjet e deritashme përfshirë atë të fundit, për dokumentet e idenfitikimit.