EKSKLUZIVE: Pas reagimit të ‘Skifterave’, Ibërdemaj largohet nga delegimi në derbi, ky gjyqtar e zëvendëson

EKSKLUZIVE: Pas reagimit të ‘Skifterave’, Ibërdemaj largohet nga delegimi në derbi, ky gjyqtar e zëvendëson

Në kuadër të javës së 7-të në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet derbi i zjarrtë mes Dritës dhe Gjilanit.

Rivalët lokal do të përballen ditën e mërkurë me fillim nga ora 15:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan, raporton Gazeta Enigma.

Ditën e djeshme ishin deleguar gjyqtarët dhe në dhomën e VAR-it ishte deleguar gjyqtari Vigan Ibërdemaj.

Pasi që ky lajm u publikua në media, i menjëhershëm ka qenë reagimi i tifozëve të Gjilanit, ‘Skifterat’, të cilët kanë kërkuar nga Komisioni që ta ndërrojnë menjëherë pasi që sipas tyre Ibërdemaj e kishte ‘masakruar’ skuadrën e tyre në ndeshje ndaj Drenicës.

Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se tashmë Komisioni për Delegimin e Gjyqtarëve e ka ndërruar Vigan Ibërdemajn duke e zëvendësuar me Granit Pacollin.

Ibërdemaj tashmë është deleguar në ndeshjen Trepça ’89 – Ferizaji.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles